Veliaj me banorët e Njësisë 7: Berisha do ta mbyllë me turp. Bashkë me dhëndrin morën 1/3 e kësaj zone

18/02/2021 18:21

Nga Njësia 7, në një takim me banorët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kujtoi se si ka qenë kjo zonë më parë, ku nëpër rrugë lëviznin kope me qen dhe plehrat bëheshin mullar.

Veliaj tha se sot jo vetëm që këto nuk ekzistojnë më, por është rritur vlera e pronës, ndryshe nga koha e Sali Berishës kur u zaptua 1/3 e kësaj njësie.

“Po nuk bëre dot Tropojën, nuk bën dot Shqipërinë. Dhe e pamë Saliun – një njeri që do ta mbyllë me turp, sepse vetëm dëme i ka bere ketij vendi. Edhe sot. Ka moshen e Enver Hoxhës, 77 vjeç, dhe kerkon të kthehet për herë të tretë. Bëri ’97-ën, i griu të gjithë lekët në piramida, Zvicra jonë tha, bëri ’98-ën, u veshën shumica e grave të këtij vendi me të zeza, me të gjithë ato tragjedi, hodhi në erë me djalin gjithë Gërdecin, mori me dhëndrin 1/3 e Njësisë 7 tek fusha ‘Partizani’”, u shpreh kryebashkiaku.

Duke folur për gjobat e KQZ-së, Veliaj u shpreh se ishin të padrejta dhe kjo u vërtetua nga vendimi i Gjykatës së Apelit.

“Nuk gjobitet një njeri që punon. Ne duhet të shpikim gjoba për dikë që fle gjumë, ne duhet të shpikim gjoba për dikë që ikën nga Parlamenti, ne duhet të shpikim gjoba për dikë që ikën nga Bashkitë, ne duhet të shpikim gjoba për përtacinë, por jo te veme gjoba pse punove më shumë seç duhet”, sqaroi ai.

Më tej ai tha se është mëse normale që shumë anëtarë të partive të tjera po i bashkohen Partisë Socialiste, sepse kjo e fundit i ka bindur dhe do mbahet mend për përballimin e sfidave të mëdha, si tërmeti apo pandemia, që ndodhin njëherë në 100 vjet.

“Për historinë e tërmetit dhe të pandemisë nuk do të na falte historia po të dorëzoheshim tani. Tani që po vijnë vaksinat me disa mijëra në javë e tani që po bëhen disa qindra shtëpi në javë. Se do të shkruhet një ditë historia do thuhet: Po vërtetë një gjë që ndodh njëherë në 100 vjet e goditi Shqipërinë edhe pati disa kriza bashkë me tërmet, me pandemi, me ngrica, me borë, me përmbytje, por ishte Partia Socialiste që e ktheu fatkeqësinë në mundësi”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA