“Prandaj na duhet Mandati i Tretë…”/ Rama: Spitalet sot nuk kanë asnjë krahasim me dje! Duhet ta kryejmë deri në fund ndryshimin që ka nisur

18/02/2021 09:43
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një postim në rrjetet sociale ku ka shpërndarë disa fotografi të spitaleve 7 vjet më parë ndërsa i krahason me gjendjen e spitaleve sot.

Rama shtron pyetjen se çfarë do të ndodhte që virusi të binte para 7 vjetësh, ku sipas tij, spitalet ishin në një gjendje të rëndë.

Më tej Rama është shprehur se ky ndryshim, sado i madh, nuk mjafton kështu që sipas tij i duhet një mandat i tretë për të pastruar deri në fund abuzuesit në radhët e bluzave të bardha.

Postimi i Ramës:

Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?

Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin, por vazhdon avazin se sot është më keq se dje!

Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!

Prandaj na duhet Mandati i Tretë

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA