Për shkak të numrit të madh të mandateve beteja për Tiranën pritet të jetë më interesantja. Laprakën, demokratët synojnë ta marrin me Albana Vokshin për të cilën Erion Veliaj nuk i kurseu kritikat.
“Ju kanë sjellë Albana Vokshin këtu, që ka humbur në çdo territor ku ka qenë.. Ka më shumë vendime për shpifje se sa mandate si deputete. Ka gënjyer për çerdhet, kopshtet, shkollat dhe është dënuar në mënyrë sistematike nga gjykata si shpifëse me profesion”.
Në përvjetorin e dyte të djegës së mandate nga PD-LSI, kujtoi kohën kur opozitarët braktisën institucionet me urdhër të kryetarëve.
“Me një fishkëllimë partia lëreni Parlamentin, Bashkinë, Njësitë Administrative, Këshillat Bashkiakë’. Pyetja është: për çfarë do votosh, për PD dhe LSI, apo PDIU, që ta lënë punën përgjysmë? Kush ikën nga vendi i rojës është dezertor”.
Veliaj u tha banorëve të njësisë 11 se partitë opozitare kanë tradhtuar besimin e tyre ndaj sipas tij ato nuk duhen mbështetur.
Top Channel