Stuhia “Medea” “ulet këmbëkryq” në Greqi! Shënohen dy viktima, probleme nga izolimi i dëborës…

16/02/2021 14:29

GREQI- Stuhia Medea që ka mbuluar gjatë 24 orëve të fundit gjithë Greqinë, ka krijuar mjaftë probleme në disa zona të vendit.

Sipas mbrojtjes civile, 2 persona kanë humbur jetën. Viktimat janë një 56-vjeçar i cili u gjet i vdekur në stanin e tij në Kretë, si dhe një 80 vjeçar i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në Evia.

Ishte fat që nuk pati viktima nga rrëzimi i një peme, vetëm 50 metra larg godinës së parlamentit në sheshin Sindagma të Athinës, ndërsa probleme  ka pasur me furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm në periferi të Athinës.

Stuhia e dëborës pritet të zgjasë për disa orë akoma,për ti lënë stafetën temperaturave të acarta gjatë orëve në vazhdim.

Më herët kryeministri i vendit Qiriakos Mitsotakis u kërkoi banorëve në zonat e prekura,të shmangin lëvizjet e pa nevojshme.

Mbrojtja civile ka vënë në dispozicion ekipet e emergjencës,ndërsa gjithë bashkitë e vendit kanë hapur salla ngrohje për të pa strehët dhe emigrantë që jetojnë në qiell të hapur.

Top Channel