Në Shkozet kërkohen rrugë/ Banorët kërkojnë që pushteti vendor të përmirësojë infrastrukturën
16/02/2021 14:55
Banorë të Shkozetit në Durrës kanë reaguar ditën e sotme për mungesën e infrastrukturës urbane në zonën e tyre.
Rruga pa asfalt, mungesa e ndriçimit dhe gjelbërimit janë elementë që ulin cilësinë e jetës në komunitet dhe rrisin pasigurinë te banorët.
Të shqetësuar banorët shpresojnë se, të paktën në prag të zgjedhjeve parlamentare, situata do të ndryshojë ndaj kërkojnë ndërhyrjen e pushtetit vendor.
Top Channel