Kryetari i Partisë Demokratike Sarandë Hariz Mema ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Pas lajmit të hidhur ka reaguar edhe  deputeti Alket Hyseni. Ai e cilëson një qytetar të mirë të Sarandës, familjar të shkëlqyer që dha një kontribut të çmuar për qytetin.

“Lajmi i trishtueshëm për humbjen e jetes së z. Hariz Mema
Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë.
Marr pjesë në dhimbjen e familjes , të shokëve, miqve, patriotëve dhe antarëve të Partisë Demokratike të Sarandës!”, shkruan Hyseni.

Mema ka qenë kreu i Partisë Demokratike në Sarandë për 8 vite, dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA