Gjykata në Holandë urdhëron fundin e izolimit policor prej Covid-19

16/02/2021 19:42

Një gjykatë në Hagë ka urdhëruar sot qeverinë holandeze se izolimi i natës për kufizimin e përhapjes së virusit duhet të ndalojë menjëherë, pasi shkel të drejtën e lëvizjes së lirë.

Gjykata tha se “ora policore” nga 21:00 deri në 04:30 e vendosur nga qeveria me anë të një ligji emergjence nuk është në fakt një “emergjencë akute”.

Vendimi ishte një fitore për grupin e aktivistëve Viruswaarheid (E vërteta e Virusit).

Kryeministri Mark Rutte ka nxitur njerëzit të zbatojnë rregullat e orës policore, edhe nëse ministrat të mos mundin të ndalojnë anullimin e saj.

Qeveria i kërkoi gjykatës të pezullojë vendimin e saj deri në dëgjimin e apelimit që do të mbahet në fund të javës. Ndërsa policia tha se është e përgatitur për të dyja skenaret.

“Ne nuk kishim menduar heqjen e orës policore pasi besojmë se është e nevojshme”, tha kryeministri  Rutte, i cili e përshkroi vendimin si një pengesë. Ai shtoi se kabineti ka nisur të punojë për një ligj të ri kufizimesh të lëvizjeve, por kjo mund të kërkojë shumë kohë.

Ora policore po përdoret gjerësisht në Evropë për kufizimin e lëvizjeve. Masa në Holandë kishte hyrë në fuqi në 23 Janar, me qëllim kufizimin e lëvizjeve në orët e vona kryesisht mes të rinjve, por shkaktoi trazira të ashpra dhe përleshje me policinë në disa qytete. Holanda nuk kishte parë orë policore që pushtimit nazist në Luftën II Botërore.

Gjykata tha se frika nga varianti i ri i koronavirusit nuk është një argument i vlefshëm pasi sistemi shëndetësor vendas ishte  shumë më tepër nën presion vitin e kaluar kur nuk zbatohej asnjë masë kufizimi.

Prandaj sipas gjykatësve izolimi shkelte lirinë e lëvizjes dhe të privatësisë, dhe kufizonte atë të grumbullimit.

Mediat vendase thonin se edhe vetë grupi i aktivistëve Virus Truth, u shfaqën të surprizuar nga vendimi. Një prej themeluesve të tyre, Willem Engel, tha nga studio e tij e kërcimit në Rotterdam se bashkë me mëbshtetësit besojnë se qeveritë e të gjithë botës po përdorin përpjekjen kundër përhapjes së Covid-19 si një maskim për të kontrolluar qytetarët e tyre.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA