Debat në Open/ Avokati: Në spitale korrupsion në çdo celulë! Kikia: Sa do t’ia vendosje rrogën ti mjekut?

16/02/2021 21:52

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka komentuar korrupsionin që po ndodh në sistemin e shëndetësisë në vendin tonë.

Ai tha se ai sistem është i korruptuar dhe nuk do të funksionojë edhe po të rriten pagat e mjekëve.

“Aty është ngritur një mekanizëm që nga kryeinfermierja,  infermierja deri tek sanitarja, njerëzit futen dhe thonë sa t’i jap. Kanë frikë se mos mjekut i japin pak. Të gjithë e dinë se sa merr kirurgu, mjeku. Kjo është stazhionuar, këtij lloj mjeku t’i thuash e ke rrogën 5 mijë euro në muaj nuk i hyn në sy se aq i merr në ditë. Duhet të punohet për ta shkatërruar këtë lloj rrjeti merimange. për të përfunduar tek pyetja e famshme se si duhet të shkatërrohet me bashkëpunimin e qeverisë me reformë, drejtësia me pranga e qytetaria. Nëse nuk bashkëpunojnë sdo të funksionojë”, tha Kikia.

Avokati Adriatik Lapaj tha se mjekëve do t’ua vendoste rrogën 2 mijë euro nëse do ta kishte në dorë këtë gjë. Por kjo nuk është pranuar nga Kikia, duke theksuar se atë pagë ata e marrin në një operacion.

Lapaj: Në spitalet e Shqipërisë bëhet korrupsion në çdo celulë. Rruga për ta reformuar është që të mirët të mos korruptojnë. Një mjek merr 90 mijë lekë në vendin tonë.

Kikia: Sa do t’ia vendosje rrogën po të ishe kryeministër?

Lapaj: 2 mijë euro.

Kikia: Por atij nuk do t’i hyjë në sy se aq i merr në një operacion.

Lapaj: Atëherë t’i vihen prangat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA