Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë.
Me anë të një postimi në Twitter, thotë se zgjedhjet ishin shfaqje maturie demokratike e klasës politike dhe institucioneve, ndërsa theksoi se Shqipëria do të jetë mbështetëse dhe avokate e interesave të kosovarëve.
“Zgjedhjet në #Kosovë ishin një shfaqje maturie demokratike e klasës politike & institucioneve 🇽🇰. Urime LVV për fitoren! Shumë suksese në krijimin e qeverisë së re dhe fillimin e punës për adresimin e sfidave që Kosova ka përpara.
Sikurse ka ndodhur në çdo moment të historisë sonë, #Shqipëria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e palëkundur dhe avokate e pakompromis e interesave të vëllezërve tanë kosovarë!”, shkroi Xhaçka.
Top Channel