Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë. Nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

19/03/2026 12:50

Dhjetëra fermerë nga fshatrat e bashkisë Dimal janë mbledhur në fshatin Samaticë, duke protestuar kundër pikave të grumbullimit, të cilat, sipas tyre, po abuzojnë me çmimin e trangullit.

Ata shprehen se produkti po blihet me një vlerë që nuk mbulon as kostot e prodhimit.

Në këtë protestë nuk kanë marrë pjesë vetëm fermerët që aktualisht kanë prodhim në sera, por edhe ata që u prekën nga përmbytjet e muajit nëntor, të cilëve u janë dëmtuar të mbjellat. Ata thonë se prej muajsh janë në pritje të dëmshpërblimeve të premtuara nga qeveria.

Fermerët paralajmërojnë se, nëse edhe kësaj here zëri i tyre nuk dëgjohet nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, do të detyrohen të emigrojnë.

Situata për momentin është shumë keq. Ne kishim një çmim, pikat e kanë çuar çmimin në 60 lekë, pra 20 lekë më pak. Ne kërkojmë nga shteti të vendosin tabelat në çdo pikë grumbullimi, sepse e marrin me fatura dore. Ky është abuzim. I gjithë faji është te pikat e grumbullimit, të shihen nga tatimet”, shprehet një nga fermerët.

 

Top Channel