Sipas analistit, kryeministri Edi Rama do të vazhdojë të qeverisë sepse nuk asnjë forcë politike në vend që të jetë në gjendje ta largojë.

Ilir Yzeiri thotë se ish-kryetari i Partisë Demokratike ka ardhur në qeveri që në fillim me manipulime.

Demokracia jonë lindi e plagosur rëndë. Forca politike që mori përsipër të vihej në krye të lëvizjes demokratike, PD-së, për fat të keq bëri atentatin më të madh në vitin 1996. Që nga ai vit deri deri sot, zgjedhjet në Shqipëri janë me dyshim”.

Madje shton se Sali Berisha vazhdon të jetë kryetari real i opozitës. “Vendimin për të dalë nga parlamenti në vitin 2017 nuk e mori Lulzim Basha por Sali Berisha. Ai është realisht udhëheqësi i Partisë Demokratike dhe i opozitës. Idenë që zgjedhjet janë vjedhur në 2017-ën e hodhi Berisha, kërcënoi se do të dalin nga parlamenti. Por, nuk i takon një njeriu të marrë vendime të tilla, ai shkeli me këmbë institucionet.

Të korruptuarit janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, ata duhen larguar. Sado që duam të largojmë Edi Ramën, nuk e largojmë dot sepse nuk po shikojmë një forcë politike që të jetë në gjendje ta largojë”.

Në këtë pikë, edhe analisti Ilir Yzeiri, i ftuar në “Top Talk” ndan të njëjtin mendim. “Berisha nuk ka dhënë dorëheqjen, Berisha është në krye të PD-së.  Problemi në Shqipëri është kur politika nuk është e sinqertë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA