Spektakli kinez i Vitit të Ri Hënor ndez kritika për kërcimtarët e lyer me lëkurë të zezë (fotot)

13/02/2021 15:39

Spektakli kryesor kinez i Vitit të Ri Hënor ka marrë dje kritika të shumta racizmi për kërcimtarët me lëkurë të lyer për të ngjarë si afrikanë.

Gjatë performancës së titulluar “Këngë e vallëzime afrikane”, kërcimtarët kinezë u shfaqën në skenë me kostume të ngjashme me veshjet afrikane dhe me fytyra të nxira me makiazh.

Koncerti i përvitshëm gala prej afro kater orësh, që është një nga më të shikuarit në botë, u transmetua nga rrejti shtetëror  CCTV dhe tërhoqi më shumë se 1.1 miliardë shikues.

Kritika të ngjashme erdhën ndaj tij edhe në 2018 ku një aktore kineze u shfaq me fytyrë të nxirë dhe me të pasme të mëdha në mënyrë të ekzagjeruar, duke mbajtur një shportë frutash mbi kokë.

Në të shfaqeshin gjithashtu aktorë me kostume majmunësh e xhirafash, me qëllim celebrimin e marrëdhënieve kinezo-afrikane.

Shfaqja e përvitshme është nga eventet kryesore televizive në vend që prej transmetimit të parë në  1983.

Këtë vit ajo u fokusua në punonjësit mjekësorë kinezë që luftuan kundër pandemisë, si dhe në programin hapësinor të Kinës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel