Mëngjesi i kësaj të shtunë nisi me një situatë më të vështirë në lidhje me motin. Në Shkodër, ujerat janë të plotfuqishme në zonën e nënshkodrës dhe të anës së malit. Këto janë pamjet e zonave që janë nën ujë në Shkodër.

Rrugët që ligjin fshatrat janë përmbytur, dhe të vetmet banesa me fat që nuk janë rrethuar nga uji janë ato nëpër kodra.

Situata për këta banorë vështirësohet nisur nga fakti që sot dhe në ditët në vazhdim temperaturat do të ulen disa gradë nën zero. Në zonat e larta të Shkodrës dhe malësisë së madhe kanë nisur reshjet e dëborës.

Ndërsa këto janë pamjet që vijnë Dibra. Në këtë zonë kanë nisur rreshjet e dëborës të shoqeruara edhe me erë të fortë

Reshjet e debores kane përfshire pothuajse te gjitha zonat malore. Por sic lajmërojnë sinoptikanët, situata do te veshtiresohet gjate darkës.

Top Channel