Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 2 pajisje elektronike, si dhe është proceduar penalisht poseduesi i tyre.
“Në vijim të punës dhe kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, u konstatua se në qytetin e Burrelit, në lokalin e shtetasit N. S., 33 vjeç, banues në Mat, u gjetën dhe u sekuestruan 2 pajisje elektronike ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.
Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi i lartëpërmendur u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat e Dibër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel