“Siguria, një nga arsyet”/ Nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit, transferohet sërish Durim Bami
Gjatë ditëve të ardhshme nuk do të ketë më reshje shiu, prandaj, Korporata Energjetike Shqiptare nuk do të kryej shkarkime në hidrocentralin e Vaut të Dejës, duke bërë të mundur uljen e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës.
“Sipas raporteve meteorologjike për periudhën 12- 20 Shkurt 2021 nuk priten reshje shiu dhe për këtë arsye së bashku me anëtarët vendosëm që të ulim sërish shkarkimet në Hec Vau Dejës nga 500 m3/ në 300m3/s. Kjo me qëllimin për ti dhënë kohë lumit të Bunës dhe liqenit të shkojnë drejt kuotave normale“, thotë Beci.
Reagimi i kreut të KESH, Benet Beci:
Së bashku me anëtarët e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në një mbledhje ndryshe nga çdo herë tjetër, ku përtej analizës së menaxhimit të prodhimit dhe sigurinë e digave diskutuam se si KESH mund të ndihmojë në reduktimin e impaktit në zonën e nën Shkodrës.
Sipas raporteve meteorologjike për periudhën 12- 20 Shkurt 2021 nuk priten reshje shiu dhe për këtë arsye së bashku me anëtarët vendosëm që të ulim sërish shkarkimet në Hec Vau Dejës nga 500 m3/ në 300m3/s. Kjo me qëllimin për ti dhënë kohë lumit të Bunës dhe liqenit të shkojnë drejt kuotave normale.
Falenderova të gjithë anëtarët e këtij Sekretariati për punën e palodhur dhe për bashkëpunimin perfekt që kemi pasur në këtë periudhë të vështirë me reshje intensive dhe prurje historike mbi lumin Drin.
Top Channel