Justin Timberlake ndjesë publike ndaj Britney Spears e Janet Jackson: Përfitova nga sistemi racist, misogjinist i spektaklit (fotot)

12/02/2021 20:08

Justin Timberlake ka bërë sot një kërkesë publike ndjese ndaj ish-të dashurës së tij Britney Spears dhe koleges këngëtare Janet Jackson pas një serie kritikash publike për sjelljen profesionale të së kaluarës.

Vala e zemërimit erdhi pas një dokumentari mbi Britney Spears ku evidentohej sesi Timberlake kishte përfituar nga ndarja e çiftit të famshëm, si dhe nga publikimi i detajeve të përformancës famëkeqe të tij me Janet Jackson, në spektaklin e finales së Super Bowl 2014, ku kjo e fundit u detyrua të dilte e zhveshur.

40 vjeçari shkroi sot në llogarinë e tij në Instagram: “Kam parë mesazhet, komentet e shqetësimet tuaja. Më vjen keq që ato herë kur veprimet e mia kanë kontribuar te problemi, kur kam folur pa vend, ose kur kam heshtur për atë që është e drejtë”.

“E kuptoj se në ato momente nuk kam arritur të tregoj veten dhe të tjerë kanë përfituar një sistemi që toleronte misogjininë dhe racizmin”, shtonte Timberlake, duke iu referuar diskriminimit dhe përfitimit nga femrat duke i shfrytëzuar si objekte seksuale.

“Veçanërisht dua t’i kërkoj falje Britney Spears e Janet Jackson të dyjave individualisht, sepse i dua dhe i respektoj këto gra, dhe e di se kam dështuar me to. Ndjehem i detyruar të përgjigjem, pjesërisht prej  faktit se të gjithë ata të përfshirë meritojnë më shumë, dhe sepse kjo është një bisedë nga e cila dua të dal më i pjekur”.

Aktori ish-këngëtar shtonte: “Industria e spektaklit ka shumë gabime. Ajo i vendos burrat në radhë të parë për të pasur sukses. Unë si një njeri i privilegjuar për këtë, me takon të flas i pari”.

“Për arsye të paditurisë time, nuk e kuptova atë që po ndodhte rreth meje, por kurrë më nuk dua të përfitoj nga poshtërimi i të tjerëve. Nuk kam qenë gjithmonë i suksesshëm në këtë gjatë karrierës time”.

Në mbyllje ai shton: “E di që kjo kërkesë ndjese është vetëm hapi i parë dhe nuk anullon të kaluarën. Unë dua të marr përgjegjësinë time për gabimet dhe dua të jem pjesë e një botë që mbështet dhe stimulon. Kujdesem për mirëqenien e njerëzve që dua dhe kam dashur. Mund të bëj më mirë se kaq dhe do të bëj më mirë”.

Top Channel