Ai është romantik, ka privilegjin të luajë basketboll me Barak Obamën, është një gjigand i Hollywood-it, por përballë motit të keq, as George Clooney nuk mund të bëjë asgjë.

Vila e tij që vlen mbi 14 milionë euro, në brigjet e Tamizit, kërcënohet nga uji i lumit që tashmë ka gllabëruar gjithçka që rrethon. E kjo nuk është hera e parë. Por aktori dhe bashkëshortja e tij, Amal Alamuddin, bashkë me binjakët, janë të sigurt.

Xhorxhi dhe Amali, si edhe të tjerë të famshëm, kanë zgjedhur zonën përgjatë Tamizit për panoramën e shkëlqyer dhe ambientin e qetë, por kur bie shumë shi, shtëpitë e tyre kërcënohen nga rritja e nivelit të ujit.

Vila në Britani, daton që nga shekulli i 17 dhe konsiderohet se ka interes historik dhe kulturor. Ajo ndodhet në një ishull të vogël që është bërë tani shumë i vogël pasi lumi ka dalë nga shtrati. Por sidoqoftë, vetë shtëpia është ngritur në një pozicion më të lartë. Ndërkohë që uji ka pushtuar pjesë të kopshtit dhe fushën e basketbollit të aktorit.

Top Channel