Kanadaja kërkon të ulë varësinë nga SHBA, BE i hap derën për një rol të ri, von der Leyen propozon anëtarësimin e parë të asociuar
TURQI- Në një kohë ku tensionet e vazhdueshme mes Turqisë dhe Greqisë, janë ulur pasi palët janë pranë dakordësimit për të biseduar, një lëvizje e papritur ka ardhur nga Turqia.
Së fundmi Forcat tokësore turke kanë kryer një stërvitje shumë pranë kufirit me Greqinë, ku tanket kanë ‘pushtuar të gjithë vijën e kufirit.
Gjatë stërvitjes ata kanë simuluar kalimin e një lumi nga tanket e fuqishëm “Leopard2”. Kjo gjë është ndjekur me shumë shqetësim nga pala greke, për shkak se e gjithë vija e kufirit ndahet nga lumi Evros, kalimin e të cilit turqit e simuluan gjatë stërvitjes.
Ushtria turke ka publikuar pamje të momentit të ngritjes së një ure të lëvizshme në kohë rekord dhe kalimin sipër saj të disa tankeve të rëndë.
Top Channel