Fotot/ ‘Bora e verdhë’ çudit turistët dhe banorët në këtë vend

07/02/2021 09:20

Banorët dhe turistët në Valle d’Aosta janë çuditur nga një fenomen i rrallë natyror.

Në orët e para të mëngjesit, vendi ka marrë një pamje të jashtëzakonshme, pas rënies së dëborës që ka pushtuar malet dhe është me ngjyrë të verdhë.

Fenomeni është shkaktuar nga një “stuhi rëre” që vjen nga Afrika e Veriut në Evropën Qendrore dhe e cila ka transportuar rërën e Saharasë në Alpe.

Rërë që tashmë është depozituar në dëborë, e cila ka rënë me bollëk në zonën e Valle d’Aosta javët e fundit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA