Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 22.139 raste të reja me koronavirus.
Në një deklaratë nga Instituti i Shëndetit Publik thuhet se me 22.139 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 3.296.747. Në spitale kanë humbur jetën 296 persona ndërsa në 3 ditët e fundit 358 persona në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e rritur numrin e viktimave nga COVID-19 në 78.603.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 27.614 persona, prej të cilëve 3.245 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.574 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 231.549.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 1.772.602 ndërsa 189.524 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Top Channel