“Dhuna nuk ka vend në demokraci”/ Nga Macron te kryeministri i Spanjës, liderët botërorë lënë pas mosmarrëveshjet dhe reagojnë për sulmin ndaj Trump
Kur policia arrestoi Michel Fourniret, ata nuk mund të imagjinonin tmerret që do të zbulonin, të kryera nga pedofili përdhunues-vrasës-serial ‘Ogre i Ardeneve’.
Pas publikimit të krimeve, një nga vajzat e tij tragjikisht vrau vetem kur mësoi për aktet barbare të kryera nga i ati.
I biri i Fourniret e bashkepunëtores së tij Monique Olivier, është bashkuar me familjet e viktimave për të denoncuar një serial që bazohet në krimet e tyre.
Selim Fourniret, fëmija i vetëm i çiftit, tha për rrjetin francez TF1, se me serialin e ri prodhuesit “do të fitojnë shumë para mbi trupat e fëmijëve të vdekur të çiftit vrasës e perdhunues”.
Krimet e tmerrshme të Fourniret e Olivier janë një nga çështjet më të rënda të personave të zhdukur në Evropë.
Edhe kur ishte shtatzënë me beben e Fourniret, Monique Olivier, bashkëpunëtorja besnike e killerit pedofil nuk ndaloi zakonin e saj por joshi per te, 20-vjeçaren Fabienne Leroy në një supermarket duke e marrë në makinë teksa pretendonte se nuk ndjehej mirë dhe kërkonte ta drejtonte në klinikën më të afërt.
Por të dy ata e çuan vazjën në një pyll, ku e lidhën, e përdhunuan dhe e vranë duke e qëlluar me plumb në kokë.
Ndërsa 21 vjeçarja Jeanne-Marie Desramault, u njoh me çiftin vrasës në një tren në 1989, teksa udhëtonte për të shkuar në një manastir. Fourniret thoshte më vonë e ajo i dukej si një vizion i Virgjëreshës Mari.
Desramault u ftua në shtëpinë e tyre për të mbajtur beben, por kur Fourniret e pyeti nëse ishte e virgjër dhe ajo tha jo dhe vrasësi u tërbua nga inati.
Çifti e mbytën atë dhe e varrosën në tokën pranë kështjellës së tyre Château du Sautou.
Disa vite më vonë të varrosur pranë Desramault policia ka gjetur dhe trupin e 12-vjeçares Elisabeth Brichet.
Fourniret e Olivier morën peng Brichet teksa ajo kthehej në shtëpi, pranë kufirit të Belgjikës me Francen.
Pasi e kishin mbytur me qese plastike, Fourniret e kishte mbajtur në frigorifer, e me pas e varrosi në tokën pranë shtëpisë.

Monique Olivier (majtas) dhe Michel Fourniret
Një vit më vonë dyshja rrëmbyen, përdhunuan e vranë 13-vjeçaren Natacha Danais që ishte vrasja e fundit e kryer së bashku.
Në vitin 2000, Fourniret përdhunoi e vrau 18-vjeçaren Céline Saison dhe një vit më vonë 13-vjeçaren Mananya Thumpong.
Terrori i Fourniret përfundoi në 2003 kur metoda e tyre makabre e rrëmbimit dhe vrasjeve nuk funksionoi më.
Ai kishte joshur një vajzë 13-vjeçare belge në furgonin e tij, të cilën e sulmoi seksualisht dhe e kërcënoi ta vriste.
Por kur makina ndaloi vajza arriti të shpëtonte nga litarët dhe doli jashtë. Një shofer e ndihmoi atë dhe mori numrin e targës së përbindëshit Fourniret.
Shpejt vrasësi u arrestua pasi një fije floku i viktimës së fundit u gjet në furgonin e tij.
Ndërkohë Monique Olivier kërkoi ndihmë nga ish bashkeshorti i saj, duke pretenduar se ishte manipuluar nga një “psikopat kontrollues”.
Duke parë se nuk kishte shpëtim, Fourniret bashkëpunoi me policinë dhe pranoi shumicën e krimeve, si dhe tregoi disa nga vendet ku kishte varrosur viktimat e tij.
Në 2006, një nga vajzat e vrasësit nga një martesë e mëparshme, vrau vetem pas daljes në dritë të akteve të tmerrshme.
Në 2008 Fourniret u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa Olivier u dënua me një minimum prej 28 vjet burg për pjesën e saj në sulmet e vrasjet.
Por sa më sipër nuk ishin gjithçka. Fourniret ka vijuar me rrëfimet e tij deri në vitet e fundit.
Në 2018, ai ka pranuar vrasjen e vitit 1990 të studentes britanike Joanna Parrish që u përdhunua e u vra teksa punonte në një shkollë në rajonin e Burgundy, si pjesë e studimeve për frëngjisht në Universitetin e Leeds.
Ai ka pranuar gjithashtu vrasjen e Marie-Angèle Domèce, një 18-vjecare me paaftësi.
Ndërsa në 2020, Ogre i Ardenne-ve mori përgjegjësinë dhe për zhdukjen e nëntë vjeçares Estelle Mouzin në 2003.
Fourniret ishte arrestuar asokohe në Belgjikë për ngjarjen por ishte liruar për mungesë provash.
Edhe babai i nëntë-vjeçares tragjike Mouzin, Eric, dënon dokumentarin për vrasësit e bijës së tij. “Këta kriminelë monstruozë do të kthehen në personazhe filmike, ndërsa unë ndjej vetëm terrorin e Estelle kur e gjeti veten në furgonin e Fourniret”, tha ai.
Top Channel