Mjaltë që derdhet mbi trup/ Kim Kardashian prezanton produktet e reja në mënyrën e saj origjinale…

05/02/2021 17:56

Kim Kardashian ka lançuar produktet e reja të KKW por fansave i mbeti mendja te fotot dhe videot e saj.

Pronarja e KKW ka krijuar një koleksion me tone mjalti por mat, pa shkëlqim, “Matte Mauve and Honey” . “Doja të bëja një version të artë të mjaltit, por pa shkëlqim”, thotë 40-vjeçarja.

Dhe sipas saj, mënyra origjinale ishte të derdhte mjaltë mbi fytyrën ku ka aplikuar produktet dhe duket se është kënaqur me këtë fotosesion. “Jam argëtuar aq shumë duke luajtur me këto paleta të reja. Unë e dua këtë koleksion dhe mezi pres që djemtë ta provoni”, shkruan më tej Kim.

Ajo shfaqet me një kurorë plot me lule në kokë dhje me bikini me thurje. Kim preferon t’i prezantojë më shumë vetë produktet dhe më pas të vendosë modele të tjera.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel