Të shtunën takimi me Bashën, Idrizi shton presionin! Nuk e pret kryedemokratin, regjistrohet si subjekt politik në KQZ

04/02/2021 21:57

E shtuna pritet të qartësojë marrëdhënien mes Partisë Demokratike dhe PDIU-së së Shpëtim Idrizit nëse do të dalin bashke ne koalicion apo të ndarë ne zgjedhje.

Burime pranë dy partive opozitare i konfirmuan Top Channel një takim mes Bashës dhe Idrizit në fundjavë, por në pritje te një ballafaqimi mes dy kryetareve të partive PDIU nuk ka humbur kohë dhe ka dërguar në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik.

Edhe pse Kodi Elektoral ka përcaktuar mesin e shkurtit si afatit përfundimtar për partitë politike për tu regjistruar në zgjedhje Idrizi po ushtron presion ndaj aleatit të madh ne kërkim të një marrëveshje për shume se një vend në Parlament.

Por, Shpëtim Idrizi nuk është aleati i vetëm, i cili po teston marrëdhënien e aleancës, edhe aleati historik Fatmir Mediu është në pritje te një marrëveshje.

Ai ka prezantuar tashme kandidatet e tij ne disa qarqe, ndërkohë nuk ka marre ende një vendim nëse do regjistrohet si subjekt me vete në zgjedhje apo do presë edhe pak kohë Lulzim Bashën.

Top Channel