Kryeministri Edi Rama iu rikthye bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në rrjetet sociali nga ku komentoi disa raporte ndërkombëtare mes tyre atë të Standart and Poors që konfirmon qëndrueshmëri të ekonomisë përmes vlerësimit B+.

“Nuk rrisim taksa, sfida të rrisim rrogën minimale çdo vit’, tha Rama.

Kryeministri nuk harroi ta evidentojë miqësinë me Lulzim Bashën por nga ana tjetër nuk kurseu së sulmuari propozimet ekonomike të PD.

“Dua t’ju ilustroj një gjë shumë interesante, nga miku i im i fjetur Lulzim Basha. Do të ulim sigurimet shoqërore dhe do të rrisim pensionet. Dhe sot Shqipëria ka ende një defiçit të trashëguar sepse paguan më shumë sesa mbledh.

Tani a mund të ndodh që të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rritësh të djathit? Po të jetë djathë jo kubikë prej nisteshteje. Ndodh në gjumin e Lulit, e të gjithë atyre që duan t’i bien shkurt.

Prandaj na ka dalë më gjatë. Nëse gjërat që janë bërë në këto 7 vjet, do ishin bërë më parë, sot do flisnim për gjëra të tjera. Ka më shkurt sesa me Lulin? Nuk mundet ta bëjnë gjatë rrugën e Shqipërisë”, tha Rama.

Top Channel