“Po dhunohen ujgurët në Kinë”/ Shtetet e Bashkuara dënojnë raportet

04/02/2021 12:36

Shtetet e Bashkuara shprehen thellësisht të shqetësuara nga raportimet për dhunime sistematike dhe abuzime seksuale të grave në kampet e përqendrimit të ujgurëve etnike dhe myslimanëve te tjerë në rajonin e Ksinjiangut, në Kinë.

“Këto mizori janë tronditëse për ndërgjegjen dhe duhet të përballen me pasoja”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për REL. komentet e tij vijnë një ditë pas raportimit të BBC-së se një grua që kishte arritur të largohej nga Ksinjiang, ka rrëfyer për tmerret me të cilët është përballur atje përfshirë dhunën, torturën e rrahjen.

DASH i përsëriti akuzat Kina është duke kryer “krime kundër njerëzimit dhe gjenocid” në Ksinjiang. Ai po ashtu i kërkoi lidershipit kinez të lirojë të gjithë “të ndaluarit në mënyrë arbitrare dhe të shkatërrojnë kampet e përqendrimit”, t’i japin fund torturës dhe të ndalin persekutimin e ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve tjera etnike dhe fetare në Ksiniang.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Kinës, u shpreh se raporti i BBC-së nuk është bazuar në fakte dhe se personat e intervistuar “kanë treguar shumë herë” se janë “japin informacion të rremë”. Kombet e Bashkuara kanë dalë në përfundimin se të paktën 1 milion ujgurë etnikë dhe myslimanë tjetër në Ksinjiang janë mbajtur në ato që përshkruhen si “qendra kundër ekstremizmit” në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA