Stërvitja e ushtrisë amerikane në Shqipëri/ Mblidhen në Presidencë Rama, Meta, Basha e Kim

03/02/2021 16:54
Presidenca

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi ditën e sotme.

Ky takim vjen në vijueshmërinë e përgatitjeve të “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.

Në stërvitjen “Defender Europe 21” do të marrin pjesë rreth 6 mijë trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vende të tjera aleate, të cilat  do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti.

Do të jetë një stërvitje e drejtuar nga ushtria e SHBA-së në Evropë dhe do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme.

 

Top Channel