Rindërtimi pas tërmetit/ Kryeministri shikon nga afër punimet në Shijak

03/02/2021 15:23

Krahas prioritetit në ndërtimin e shtëpive individuale dhe pallateve të banimit në Shijak kryeministri Edi Rama pa ecurinë e punës për ndërtimin e  Kopshti nr.1 i rindërtuar nga themelet.

Kapacitet 120 deri në 150 fëmijë, me një sipërfaqe ndërtimi  1 mijë metër katrorë.

Ndërsa në lagjen Luginë ka përfunduar infrastruktura e brendshme dhe këto dy ditë nis edhe implementimi i lotit të parë prej 5 pallatesh. Programi rindërtimit në Shijak për këtë lagje parashikon ndërtimin e  21 pallate ku do të akomodohen rreth 400 familje.

Në njësinë administrative  Gjepalaj me  20 shtëpi  individuale tashmë kanë  përfunduar.

Sipas kryetarit të bashkisë Elton Armana, nga 567 banesa individuale deri tani, bashkë me ata që e kanë marrë grantin sipas VKM-së janë përfunduar rreth 450 dhe brenda muajit shkurt, të gjithë janë të përfunduara.

Top Channel