Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 23 mijë raste të reja me koronavirus.
Instituti i Shëndetit Publik të Francës tha se me 23.337 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 3.224.798. Gjithashtu në spitale kanë humbur jetën 404 persona ndërsa në 4 ditët e fundit 322 persona në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.
Në këtë mënyrë bilanci i viktimave është rritur në 77.238, prej të cilëve 54.213 në spitale dhe 23.025 në shtëpitë e kujdesit.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 28.071 persona, prej të cilëve 3.280 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.577 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 226.896.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 1.541.079.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një intervistë për kanalin TF1 tha se fushata e vaksinimit përparon në ritmin e përcaktuar.
Ai vuri në dukje se ashtu si në vendet e tjera evropiane francezët mund të vaksinohen deri në fund të verës dhe se 80 për qind e personave që ndodhen në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit do të vaksinohen deri në fillim të marsit.
Macron njoftoi se 4 kompani farmaceutike në vend do të fillojnë në fund të shkurtit ose në fillim të marsit prodhimin e vaksinave të Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Curevac.
Duke shtuar se shpërndarja e vaksinës “Sputnik V” në Francë nuk është e mundur për sa kohë që nuk jepet leje e tregtimit nga prodhuesi rus, Macron theksoi se disa javë më parë në Rusi dërguan një ekip për të biseduar me autoritetet përkatëse rreth vaksinës “Sputnik V”.
Top Channel