3765 hektarë tokë nën ujë/ Në Shkodër ka një rënie të vogël të nivelit të ujit në lumenj
03/02/2021 19:49
Njësia Administrative e Dajçit është padyshim zona më e dëmtuar nga përmbytjet në Nënshkoder me mbi 1600 hektarë toke nën ujë.
Në fshatin e Shirqit, raportohen dëme të mëdha për shkak se dhjetra shtëpi janë të rrethuara nga uji dhe mënyra e vetme për të lëvizur është më anë të varkave ose çizmeve të gjata.
Në mungesë të një varkë të mirefilltë e cila kushton, Njac Zadrima banor i Zadrimës, ka gjetur këtë zgjidhje për të lëvizur mbi ujë.
Në të gjithë zonën e NënShkodrës në total nen ujë rezultojnë mbi 3700 hektarë tokë.
Top Channel