Real Madrid, Florentino Perez njofton për zgjedhje të reja/ Ja kriteret për të qenë kandidat për president i klubit 12/05 20:28
U mbyll dje java e 17 e Superligës shqiptare, ku supersfida mes Partizanit dhe Vllaznisë u mbyll pa fitues.
Kjo super ndeshje ishte objekt komenti në Procesin Sportiv. Sipas analistit sportiv Redi Jupi tha se në këtë ndeshje ishte pak më lart Partizani.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë nga të dy ekipet. Por kam vënë re se Partizani ishte pak më lart fizikisht. Ky detaj u vu në dukje kur ekipet mbetet me nga 10 lojtarë. Në ato minuta Partizani krijoi shumë raste dhe detyroi Vllazninë të mbyllej në mbrojtje”- tha Jupi.
Ndërkohë Gëzim Sinemati tha se Vllaznia tregoi se nuk është rastësisht në krye. “Edhe në një ditë të vështirë Vllaznia nuk humbi. Kjo është karakteristikë e ekipeve të mëdha”- tha Sinemati.
Top Channel