Shabani në Open: Kriminelët blejnë imunitetin duke hyrë në parlament

01/02/2021 22:18

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se kryeministri aktual ka mundësi që të tërheqë persona me karrierë në partinë që drejton, por bën krejt të kundërtën, ai bën pjesë kriminelë.

Ai përmendi faktin se kriminelët bëhen pjesë e parlamentit për tu imunizuar dhe pas kësaj ata nuk bëhen pjesë e kontrolleve të qytetarëve normalë.

“Edi Rama zgjedh partinë mbi Shqipërinë. Thelbi është që Rama del dhe thotë që këta janë kandidatët e mi dhe dalin prova më vonë që 10% e atyre në parlament janë me rekorde kriminale. Një kryeministër shtron pyetjen që ka mundësi që të tërheqë njerëz si mjekë, avokatë dhe tërheq kriminelë. Ai hyn në parlament dhe blen imunitetin. Ata kthehen në modele suksesi për fëmijë e ata që shohin parlamentin duhej të ishin në burg. Sipas një raporti 19 veta nuk kanë folur kurrë atje, kjo ka lidhje me cilësinë e përfaqësimit. Ka dy mënyra ose i bën me vetëdije që unë mendoj se është kjo, ose nuk është i besueshëm. Unë besoj që nuk mund të kontrollohen të gjitha listat. Përqindja është kaq e lartë e personave me rekorde kriminale. Përtej ligjit është morali, Edi Rama duhej të jepte dorëheqjen, jo për pd se ajo është më keq”, tha Shabani.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim bëri sërish thirrje për lista të pastra dhe ndalimin e futjes së kriminelëve në parlamentin shqiptar, pak muaj para zgjedhjeve. Kjo ka sjellë hedhjen e dyshimeve nëse po futen në lista emra me të shkuar kriminale për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Top Channel