“Turistët më shumë të rinj”/ Rama, batuta me ‘spec’ nga Dardhë: Thonë se rakia e korçarëve është për të larë xhamat!

30/01/2021 14:10

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme ndodhej në Dardhë të Korçës, në resortin e familjes Tasho, e cila me vizion e punë të palodhur ka krijuar një destinacion special turistik, duke e kthyer dëborën në instrument ekonomik përmes një piste shumë të frekuentuar skish, që e ka rritur pa pushim fluksin e vizitorëve.

Në një bashkëbisedim të ngrohtë mes tyre u fol për paketat që ky resort ofron, duke sjellë në vëmendje ndoshta rastin më unik në Ballkan, që ka një pistë skish kaq pranë qytetit të Korçës, duke sjellë kështu një fluks të madh turistësh. U fol edhe për investimin e bërë në rrugën e re, Boboshticë-Dardhë.

Gjatë bashkëbisedimit me familjen Tasho, Rama tha se pandemia ndihmoi njerëzit që të njohin Shqipërinë.

“Pandemia ndihmoi shumë njerëz që të njohin Shqipërinë se i shohin nga televizori. Në televizor del 1 që thotë s’kam punë. S’dua të përmend emra një personalitet shqiptar që jeton jashtë e takoj në Përmet dhe kishte ardhur me familjen atje gjatë kohës së verës që skishte ku shkonte.

Po sa e bukur qenka Shqipëria më thotë. Shyqyr që ra COVID tha e po shoh Shqipërinë  po mahnitem. Se kishte parë kurrë Përmetin. Fevziu, tashi e zbuloi Shqipërinë ai e bën emisioni, sa e bukur Gjirokastra, Vlora. Janë bërë janë bërë i thashë po  ti me përgjime mbete. Zbuluan Shqipërinë opinionistët, analistët se gjëja e parë ishte merr avionin dhe ik. Jam akoma në moshën që ec pa u mbajtur apo të dukem si i lodhur ”, tha Rama.

Duke folur për zonën e Dardhës, që është një zonë me potencial të jashtëzakonshëm për turizmin, sigurisht që nuk kanë munguar as shakatë nga Kryeministri Rama!

Rama: Do ta bëjmë muzeun e rakisë në Boboshticë?

-Ne gati jemi, do bëhet këtë vit, e ka buxhetuar plani.

Rama: Se ka pasur shumë reagime negative, por kanë të drejtë në fakt

-Të drejtë s’kanë!

Rama: Skrapari, Përmeti të gjitha ato zonat andej kështu thonë se rakia e Korçarëve është për të larë xhamat (qesh)

Top Channel