Çeta e Çerçiz Topullit ruan në historinë e saj shumë beteja, por njëra prej tyre ka mbetur në harresë të plotë….Ajo u zhvillua disa muaj pas asaj të Mashkullores, në pranverë – verën e vitit 1908.

Niko Kotherja: Shohim me kujdes psh në shenimet e Mihal Gramenos kur ai thotë që çdo shqiptar që takonim i jepnim nga një flamur kuq e zi si dhe një portret të Skënderbeut.

Sali Kadria: Strategjia që ndoqën veprimtarët kombëtarë dhe në mënyrë të posaçme Çerçiz Topulli ishte ajo e luftës popullore.

Jaho Canaj: Ai gjithmonë në çdo betejë që zhvillon mbante gjithmonë një shteg hapur.

Burimet nuk mungojnë sepse për të ka shkruar vetë Mihal Grameno, anëtar i çetës dhe një ndër njerëzit më të afërt të Çerçiz Topullit…

Përmes tij, por jo vetëm do të sjellim këtë betejë pak të njohur të 113 vjetëve më parë….

Gjurme Shqiptare e gazetarit Marin Mema do të sjelle sonte në mbrëmje në 20:10 fakte, dokumenta, të dhëna mjaft interesante dhe të panjohura më parë….

Top Channel