Në Gjirokastër përvjetori i 85-të i Ismail Kadaresë u përcoll me një event artistik dhe letrar në banesën Kadare.

Banesa gjatë këtij viti pritet të kthehet në një muze interaktiv që do të përcjellë detaje nga jeta, fëmijëria, mendimi dhe vepra e Ismail Kadaresë. Shkrimtarë, bashkëkohës, shokë të fëmijërisë së tij nga qyteti sollën kujtime dhe mbresa si dhe mendime mbi përmasën e veprave të shkrimtarit.

Eventi që titullohej “ U bëfsh shekull gjeniu i letërsisë shqipe” pritet të pasohet nga një radhë eventesh që do të kenë në qendër figurën e Ismail Kadaresë pas kërkesës që këshilli bashkiak ka marrë për ta shpallur vitin 2021 vitin “Kadare”. Ky plan do të ketë në qendër muzealizimin e banesës dhe të shtigjeve turistike që çojnë drejt objekteve të veprave të tij për qytetin.

Gjirokastra e ka përdorur pak deri tani përmasën e një personaliteti si Kadare ndërsa mjedisi publik ende reflekton shumë pak marrëdhënie me librin dhe leximin.

Megjithëse qyteti i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare dhe një prej qendrave kryesore qytetare në vend Gjirokastra ka sot vetëm një librari të vogël shumë larg itinerarit të vizitorëve tipikë ndërsa librat e Kadresë mund të gjenden vetëm në gjuhën shqipe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA