Kompania farmaceutike franceze, Sanofi, thotë se do të fillojë prodhimin masiv të vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, më vonë këtë vit.

Ndihma është një lëvizje e pazakontë nga një kompani që normalisht është në konkurrencë me rivalët e tjerë. Por, hapi ndërmerret në një kohë kur të gjithë vendet e globit do të donin të siguronin doza vaksine dhe një kontratë për të furnizuar BE me 600 milionë doza gjatë javëve të ardhshme nga AstraZeneca, është tani në dyshim.

Sanofi thotë se ka nënshkruar tashmë marrëveshjen për të prodhuar rreth 125 milionë doza të vaksinës së Pfizer dhe Biontech deri në fund të këtij viti, duke filluar nga korriku, duke shfrytëzuar për këtë qëllim një fabrikë të tij në gjermani.

Kompania ka vonuar linçimin e vaksinës së saj dhe është nën presion që të ndihmojë bashkimin evropian të realizojë objektivat e tij të vaksinimit. Shefi ekzekutiv i Sanofit tha se kontrata me Pfizer ishte e para e këtij lloji në industrinë farmaceutike.

Top Channel