Kreu i bashkisë Kamëz Rakip Suli ka bërë padinë e tretë ndaj paraardhësit të tij Xhelal Mziu.

Top Channel ka siguruar dokumentet e padisë së fundit, ku thuhet se Mziu ka: favorizuar në mënyrë të paligjshme një subjekt privat i cili është pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtimin e një kompleksi blegtoral dhe stabiliment therje në bregun e lumit Laknas pa marrë miratimin zyrtar nga Agjensia e Menaxhimit të Burimeve ujore siç është dhe kërkesa ligjore por ka patur zyrtarisht në mënyrë të përsëritur refuzimin e dhënies së autorizimit për të kryer investim privat në këtë territor. Në mënyrë të përsëritur është refuzuar kjo leje për shkak të përgjigjes negative nga Institucioni i Agjencisë së menaxhimit të Burimeve ujore dhe ish kryetari i bashkisë , pa e patur këtë autorizim jëp leje zhvillimi dhe ndërtimi në mënyrë të paligjshme dhe abuzive

Kryebashkiaku i ri i Kamzës, Rakip Suli edhe më herët ka denoncuar një leje të dhënë nga paraardhësi i tij, Xhelal Mziu, vetëm 8 ditë përpara se të largohej nga zyra.

Në vitin 2019, Suli e paditi Mziu për dhënien e lejeve të ndërtimit pa kriter madje në zona që janë përcaktuar si park Kombëtar, por edhe në shtratin e lumit që ishte përcaktuar për t’u lidhur me liqenin e Tiranës.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA