Vidhnin banesa në Patos dhe jo vetëm, në pranga tre persona. Pas kontrollit në banesë njërit prej tyre iu gjet kanabis
Latif Xhelezi aktualisht ndodhet në burg pasi dhunoi fizikisht nënën e tij, tre ditë më parë në Bulqizë.
Sipas policisë, 41-vjeçari, Latif Xhelezi goditi të ëmën me send të fortë, dru dhe gjatë momentit të arrestimit iu gjetën në xhep dy armë të ftohta, të llojit thikë.
Vëllai i Latif Xhelezit, Gani Xhelezi tregoi për ngjarjen në “Shqipëria live”: “Unë në atë moment nuk ndodhesha aty, por ishin fëmijët dhe gruaja e Latifit. U zunë për një litar te pusi, aty nisi sherri dhe ai goditi nënën”.
Megjithatë, Ganiu e justifikon veprimin e të vëllait: “I ka rrëshqitur dora. Ne nuk duam që ai të rrijë në burg. As unë, as nëna nuk kemi bërë denoncim, duam që ai të kthehet në shtëpi, te gruaja dhe fëmijët e vet”.
Sipas tij, Latifi është nevrik, por nuk e ka dhunuar më parë nënën. Ai thotë se nëna është ende në spital, por gjendja e saj shëndetësorë po përmirësohet, “ka një plagë në kokë por nga e enjtja besoj se do të dalë nga spitali”.
Gjatë arrestimit, policia raporton se 41-vjeçarit iu gjetën dy thika. Ganiu thotë se i përdorte për punë. “Ato thikat i ka pasur për punë, po rregullonte një prizë treshe, janë si mjete pune, asgjë më shumë”.
Top Channel