Një gjykatë në Gjermani e dënoi me shtatë vjet burgim një person për anëtarësim në grupin militant, të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS).

Sipas prokurorëve, i pandehuri 31 vjeçar, kishte planifikuar të kryente sulme në Gjermani dhe Shqipëri së bashku me një grup personash nga Taxhikistani.

Ky grup gjithashtu kishte planifikuar të vriste një individ afër Dyzeldorfit, i cili ishte kritik ndaj Islamit.

Para vendimit të gjykatës, ky person bëri një dëshmi të pjesshme dhe kërkoi falje, duke thënë se i vjen “tmerrësisht keq për gjithçka”.

Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim prej tetë vjet e gjysmë, ndërsa mbrojtja nuk u deklarua për kohëzgjatjen e dënimit, por hodhi dyshime në disa pika kryesore të aktakuzës, transmeton agjencia DPA.

Top Channel