![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/12/rutte_sd-800x450.jpg)
“NATO s’ka preferenca”/ Zgjedhjet në Kosovë, Rutte: Do punojmë me cilindo që të jetë kryeministër
12/02 15:18
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se më 1 shkurt do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes për ish-eprorin e UÇK-së Salih Mustafën.
Konferenca për ecurinë e çështjes Mustafa është paraparë të fillojë në ora 11:00.
Salih Mustafa u arrestua në shtator të vitit të kaluar në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ai është deklaruar i pafajshëm në paraqitjen e tij të parë lidhur mbi akuzat për kinse krime lufte.
Top Channel