Reshjet e shiut shkatërrojnë kanalin më të madh vaditës në Finiq
25/01/2021 10:26
Reshjet e rëna gjatë natës kanë shkatërruar në një gjatësi gati 100 metra strukturën ajrore të kanalit më të madh vaditës “Thoma Filipeu” në bashkinë e Finiqit.
Kanali u shërben qindra fermerëve të zonës dhe është vepra më e rëndësishme në funksion të bujqësisë në këtë bashki.
Shirat kanë shkaktuar rrëshqitje serioze në disa zona ndërsa në fshatin Dhrovjan një masim dheu ra mbi një automjet privat por pa shkaktuar dëme në njerëz.
Top Channel