Përgjimet e Ndragheta-s, ambasadori i Italisë: Polemikat e padobishme nuk ndihmojnë, drejtësia dallon faktet nga fjalët

25/01/2021 20:43

Ambasadori italian, Fabrizio Bucci ka reaguar lidhur me përgjimet e antimafias italiane kundër grupit mafioz Ndragehta ku në to përmendeshin edhe emra biznesmenësh shqiptarë e politikanësh.

Bucci ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri të zhvillojnë hetimet në lidhje me përgjimet e Ndragheta-s.

Ai ka theksuar që për këtë ngjarje nuk është e dobishme të ndërhyjnë polemikat e instrumentalizuara që nuk ndihmojnë në verifikimin e të vërtetës.

“Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët.”  shkruan Bucci.

Top Channel