Anija ruse e naftësjellësit ‘Nord Stream 2’ nis punën në ujërat e Danimarkës (Fotot)

25/01/2021 16:08

Anija ruse e shtrimit të tubacioneve nënujore të naftësjellësit Nord Stream 2, ka mbërritur dje në ujërat e Danimarkës, mëgjithë kërcënimet për sanksione nga SHBA.

Anija gjigande tuba-shtruese “Fortuna”, e kompanisë ruse KVT-RUS, doli disa ditë më parë nga ujërat e Gjermanisë dhe tashmë ndodhet 28 kilometra në jug të ishullit danez të Bornholm.

Disa mjete mbështetëse ruse ishin në afërsi të saj, siç tregonin aplikacionet detare satelitore  Vesselfinder e MarineTraffic.

Në zonën sapo del jashtë ujërave territoriale daneze, brenda zonës ekskluzive ekonomike skandinave, gjendet sektori i vendosjes së tubacioneve, sipas planti të gazsjellësit Nord Stream, i cili zotërohet në shumicën e aksioneve nga gjigandi rus Gazprom.

Nord Stream 2 është një projekt gazsjellës 10-miliardë-euro ($11-miliardë) që kalon poshtë detit Balltik dhe dyfishon sasinë e gazit natyror rus që vjen drejt Gjermanisë, që është ekonomia më e madhe e Evropës.

Projekti është kundër shtuar nga SHBA sidomos nga adminsitrata Trump, e cila ka promovuar shitjet e gazit të vet natyror në Evropë, për të reduktuar varësinë e tyre nga Rusia.

Autoritetet daneze kanë dhënë miratimin për punimet në ujërat e tyre në 15 janar.

Më herët autoritetet gjermane kanë thënë se SHBA do të vendosë sanksione ndaj anijes implantuese “Fortuna” mes të cilave përfshihen ngrirje e aseteve dhe kufizime vizash për kompanitë e përfshira në ndërtim.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel