Protestat e dhunshme në Rusi/ Prangoset bashkëshortja e Navalny-t

24/01/2021 11:55

Në shumë se 850 arrestime pati në Rusi në protestat e dhunshme kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny.

Në qendrën e Moskës, mësohet të jetë vënë në pranga edhe vetë bashkëshortja e liderit opozitar rus, Navalnyt, Julia Navalnaja. “Më falni për cilësinë e keqe të fotos” shkroi Julia në një foto të postuar në instagram.

Fotoja e tregon atë në një kamion, ku mbahen të burgosurit në Moskë. Në Moskë u grumbulluan disa mijëra vetë, ndërkohë që vazhdon të ketë një prani të madhe policore në qytet.

Për shkak të ndryshimit të orës demonstratat filluan në lindje të vendit. Pamje nga videot nga qyteti Vladivostok në zonën e Paqësorit treguan forcat policore që ndiqnin  në rrugë një grup demonstruesish. Edhe në Kabarovsk u grumbulluan një numër i madh njerëzish nën temperaturat minus gradë. Ata thërrisnin “turp” dhe “banditë”, dhe “Putini është hajdut”.

Navalny vetë u burgos fundjavën e kaluar me të mbërritur në Moskë nga Gjermania. Ende nuk është bërë e qartë se çfarë efekti do të kenë këto protesta për Qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili vazhdon të ketë mbështetje nga populli. Në ndryshimet kushtetuese të bëra vitin e kaluar, Putinit iu mundësua qëndrimi në pushtet deri në pushtet deri në 2036.

Por dhjetëra mijëra vetë që kanë dalë në protestë nga Moska dhe Vladivostok, ka treguar për interesimin e popullit për fushatën e Navalnyt kundër korrupsionit.

Top Channel