Diskriminim gjinor me pagat/ Femrat duan arsimin më shumë. Meshkujt marrin pagat më të larta

23/01/2021 19:41

Femrat në Shqipëri e duan më shumë arsimin se meshkujt.

Nëse i referohemi të dhënave të siguruar nga INSTAT, për popullsinë mbi 25 vjeç me arsim të detyruar 8 dhe 9 vjeçar janë 54% e grave dhe 44,5 e burrave, ndërsa me arsim të lartë janë 18,5% e grave dhe 16,1 e burrave.

Sipas ekspertes së ekonomisë Elona Shehu, meshkujt para edukimit preferojnë emigrimin.

Deri në vitit 90 ka qenë i orientuar arsimi, pra në vendoste familja për femrën nëse do të vazhdonte studimet universitare apo jo. Ndërsa pas këtyre viteve vetë emancipimi i shoqërisë kërkoi që femra të arsimohej dhe të vendoste vetë për të ardhmen e saj“, thotë Erjona Shehu eksperte ekonomie.

Edhe pse kemi femra më të arsimuara se meshkujt, përballë burra ato janë të keq paguara. Paga mesatare bruto në Shqipëri për burrat është 54.940 lekë, ndërsa për femrat 48.411 lekë Pra burrat kanë një pagë mesatare bruto 10.1% më të lartë se gratë.

Po përse gruaja paguhet me pak?

Përgjithësisht femrat kërkojnë profesionet e rregulluar që për pasojë kanë pagë mesatare ose të ulët.  Problematika qendron tek struktura e bizneseve që operojnë në Shqipëri. Po ta shohim kemi shumë fasoneri të cilat 90 % të punësuarve janë femra dhe vij këtu pikërisht prej pagave të ulta“, thotë ekspertja.

Për shkak të detyrimeve familjare që femra ka, bizneset preferojnë që të punësojnë meshkuj.

” Sot meshkujt preferohen më shumë nga kompanitë sepse mendohet se janë të predispozuar për të punuar me më shumë ngarkesë, për të bërë 2-3 pozicione pune njëherësh, apo për të punuar pa kufizim oraresh të qënit multifunksional në raport me punën. ”

Sipas ekspertit të punësimit nëse femra do të paguhej për pastrimin e shtëpisë, përgatitjen e ushqimit, dhe edukimit të fëmijëve, ajo do të sillte më shumë të ardhura se burri në shtëpi. Puna e papaguar në familje e mban gruan larg pozicioneve drejtuese që sigurojnë të ardhura të mira monetare.

Top Channel