Ndonëse arriti ta menaxhonte mjaft mirë valën e parë të pandemisë, Gjermania nuk po e përballon dot me të njëjtin ritëm hovin e ri të koronavirusit.

Vendi shënoi më shumë se 50 mijë vdekje nga sëmundja, një shifër kjo e rritur me një shpejtësi dramatike gjatë javëve të fundit. 859 viktima u regjistruan vetëm gjatë 24 orëve të fundit sipas Institutit Robert Koch. Në fillimin e pandemisë, panorama paraqitej ndryshe në Gjermani, por gjithçka ndryshoi këtë dimër.

Qindra vdekje, ndonjëherë edhe mbi 1,000 janë raportuar në ditë, në vendin me 83 milionë banorë. Në mesin e vendeve të tjera europiane, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja – që të gjitha kanë popullsi më të vogël se Gjermania – kanë shifra më të larta të viktimave. Megjithatë, shpresohet që masat e rrepta të izolimit të ndikojnë në rënien e numrit të rasteve, të cilat mbërritën kulmin në muajin dhjetor.

Top Channel