Disa punonjës të shëndetësisë kanë marrë në Itali gabimisht solucion fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid dhe në vend plasën polemikat.
Ngjarja ndodhi në spitalin e Roveretos. L’Adige, raporton se nuk dihet saktësisht sesa mjekë dhe infermierë kanë marrë mjekimin dhe sa ujin fiziologjik. Për këtë arsye, punonjësit e shëndetësisë do të duhet t`i nënshtrohen një testi serologjik, përmes të cilit do të mund të verifikohet se kush ka marrë dozën e vaksinës.
Personat e imunizuar atë ditë kanë qenë me qindra. Vaksinimi masiv kundër koronavirusit në Itali nisi nga fundi i dhjetorit. Në vendin e goditur rëndë nga pandemia, të parët që filluan të merrnin vaksinat ishin punonjësit shëndetësorë filluan t’i marrin vaksinat. Politikanët dhe ekspertët paralajmëruan se do të duhen disa muaj përpara se vaksina të jetë e disponueshme për të gjithë.
Top Channel