Kritika për Trump, lavdërime për Biden/ Fauci rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

22/01/2021 10:49

Ishte fytyra e autoritetit kundër pandemisë gjatë administruarës Trump, do të vazhdojë të mbetet edhe tani, me presidencën Biden.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci u rikthye në Shtëpinë e Bardhë me pohimet se administrata e re do të “jetë plotësisht e hapur dhe e sinqertë” në trajtimin e pandemisë. Komenti i tij se tani gjithçka do të jetë e “bazuar në shkencë dhe prova”, u nënkuptua si kritikë ndaj administratës Trump , tha se gjithçka tani do të jetë e “bazuar në shkencë dhe prova”.

Muajt e fundit Donald Trumpi e kishte mënjanuar krejtësisht Faucin pasi nuk mbështeti pikëpamjet e tij për pandeminë por ai arriti të gjente një aleat të ri tek Joe Biden, i cili e ka ngarkuar me punën e informimit të publikut për zhvillimet e fundit mbi pandeminë e koronavirusit.

Në komunikimin e vet më të fundit me mediat, Fauci u përqendrua tek rejat e fundit mbi variantin e ri më ngjitës të Covid-19 që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 400,000 amerikanëve. Ai tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë në një gjendje shumë serioze në lidhje me pandeminë globale, por shtoi se numri i infeksioneve “ka arritur një pikë më të qëndrueshme”.

Top Channel