Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është duke vazhduar mbledhjen ku po diskutohet për certifikimin e kandidatëve për deputetë.
Yll Buleshkaj nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Partive Politike, bëri të ditur se nga 47 kandidatë që kanë probleme me ligjin 26 janë tërhequr.
“Nisma, AAK, Lëvizja Vetëvendosje dhe PAI nuk i kanë zëvendësuar kandidatët. Pra janë tërhequr 26 kandidatë”, theksoi ai.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës i konfirmon KQZ-së se 47 kandidatë kanë probleme me ligjin
Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor, për të vërtetuar se a është e saktë lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka theksoi se lista është e saktë teksa nuk bëri të ditur emrat e kandidatëve.
“Kandidatët janë nga 15 subjekte politike”, tha ajo.
Top Channel