Policia e Shtetit- RENEA – Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale kanë zhvilluar një aksion blic në Nikël të Fushë-Krujës, ku kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.
Sipas policisë në këtë operacion janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal.
Kontrollet kanë ardhur në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kujtojmë se Durim Bami, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare po ashtu edhe politikën, u arrestua në një operacion në vitin 2018 në Nikël. Në atë kohë u arrestuan edhe Valter Bami (vëllai i Durim Bamit) dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).
Konkretisht nga operacioni i athershëm 11 persona u shoqëruan, ndërsa 2 prej tyre u arrestuan, konkretisht, Durim Bami dhe Flamur Haka në kuadër të operacinit “Forca e Ligjit”. Ndërsa të shoqëruar ishin Marenglen Haka (nipi i Flamur Hakës), Lufti Haka (babai i Marenglen Hakës), Bedri Haka, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i Durim e Valter Bamit).
Njoftimi i policisë:
Kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal.
Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht:
Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.
Gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal.
Top Channel