Zhdukja e Davide Pecorellit, policia italiane pritet të vijë në Tiranë për të hetuar analizat e ADN-së

21/01/2021 09:09

Gjatë javës së ardhshme, policia italiane do të udhëtojë drejt Tiranës për të zhvilluar një takim me kolegët shqiptarë në lidhje me Davide Pecorellin.

Pjesë e diskutimit do të jenë përgjigjet e analizës së ADN-së nga eshtrat e gjetura brenda automjetit “Skoda”, me të cilin po udhëtonte biznesmeni italian, shkruajnë mediat italiane.

Përveç eshtrave, në automjetin e djegur  që u gjet në aksin rrugor Gjegjan-Reps, kishte edhe sende personale si ora dhe telefoni celular. Lëvizjet e fundit të biznesmenit në Shqipëri ishin pikërisht në aksin Gjegjan-Reps. Ai mbërriti në Shqipëri  më 3 Janar. Fillimisht shkoi në Vlorë, më pas në Shkodër e në Pukë, ku qëndroi për dy netë. Gjurmët e tij u zhdukën në mesnatën e 6 janarit dhe nuk dihet ende nëse eshtrat e djegura të gjetura në makinën e djegur, i përkasin atij.

Një mik sipërmarrës nga Altotiberino, me të cilin Davide Pecorelli ishte gati të niste një biznes në të njëjtin sektor ka zbuluar detaje të reja rreth biznesmenit.

“Davide kaloi pothuajse të gjithë muajin dhjetor në Shqipëri. Në datën 15, ai më shkroi në WhatsApp: “Unë hapa një show-room në një qendër tregtare… Deri në datën 6 është luftë. Unë kam rezervuar biletën e kthimit për 10 janar”, ishte biseda mes tyre.

Më 6 janar ishte dita e fundit kur partnerja e tij shqiptare, me të cilin ka një fëmijë dhe ish-gruaja me të cilën ka tre fëmijë, nuk ishte në gjendje ta kontaktojnë atë. Megjithatë, thirrjet në celularin e tij shkonin, por nuk përgjigjej askush.

Ka ende shumë pyetje për tu zgjidhur rreth kësaj çështje, të cilat pritet të marrin një drejtim nga bashkëpunimi i policisë italiane me atë shqiptare. Mediat italiane theksojnë se Pecorelli kërkoi që  të zhvillonte biznes në Shqipëri dhe nuk dihet nëse zhdukja e tij, ka të bëjë me këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA